I përfunduar
PARK GATE ne Rrugen e Elbasanit | Xheko Construction | 2016
Një projekt unik dhe modern po vjen në Tiranë. Park Gate është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit.
Pozicioni mjaft strategjik, përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” dhe “Fakultetit Ekonomik”, në Rrugën e Elbasanit dhe fare pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt dhe më të lakmuar nga klientët, si për banim ashtu dhe për biznes.
Objekti jep idenë e një strukture moderne me ndërthurje strukturash; nga ana lindore dhe jugore ngrihet në lartësinë e 13 kateve dhe nga ana perëndimore dhe veriore ngrihet në lartësinë e 7 kateve.Godina do të ketë tarraca të gjelbëruara duke iu përshtatur trendit më të fundit të ndërtesave me tarraca ekologjike, si edhe do të ketë një fasadë tepër të personalizuar, e cila do të jetë 2-ngjyrëshe. “Park Gate” përfshin 2 kate shërbime, 5 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Përballë “Fakultetit të Histori-Filologjisë” si edhe Përballë Hyrjes Lindore të Parkut të Liqenit Artificial
Sipërfaqja e Përgjithshme e Ndërtimit: 18, 322.7m2
PARK GATE - KONTAKT PËR SHITJE
Cel:+355 69 20 20 073
Cel:+355 69 80 14 999
Me shume projekte ne Shqiperi

Rose Residence ne rrugen Emin Duraku, Tirane

Strukture banimi, sherbimi dhe funksione te perziera me vendodhje prane rruges Sulejman Delvina, Tirane

Godine banimi dhe sherbimi 1,5,6,7,8,9 dhe 10 kat me 3 kat parkim nentoke ne rrugen 5 Maji

Godine banimi dhe sherbimi me parkim nentoke ne rrugen Besim Imami, Myslym Shyri

Lion Residence 2 ne rrugen Dritan Hoxha, Tirane

Kompleksi Ajka ne rrugen 5 Maji

Godine banimi dhe Sherbimi 1, 5 dhe 7 kate me 3 kat parkim nentoke ne rrugen Selaudin Zorba, Tirane

Godine Banimi dhe Sherbimi 1,4,7,8 dhe 9 Kat me 3 kate parkim nentoke ne rrugen Artan Lenja
